​Pedro dëshiron transfer, Barça kërkon 30 milionë euro

23:59 | 11 Gusht 2015
M. A.

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez ka kërkuar nga kreu i klubit që ta shesin atë.

Për javë të tëra është duke u spekuluar interesimi i Manchester United, ndërsa thuhet se në lojë është edhe City.

Pedro është në plan të dytë te Luis Enrique, pranë Neymar , Luis Suarez dhe Lionel Messi , dhe ai qëndroi në stol edhe në Superkupën e Evropës.

Për këtë arsye , spanjolli ka kërkuar nga katalunasit transferimin dhe Barcelona po e vlerëson 30 milionë euro.

Mediat angleze javët që shkuan kanë shkruar se United jep 25 milionë për Pedron.

Shpërndaje në rrjete sociale