Formacionet zyrtare: Barcelona – Sevilla

20:01 | 11 Gusht 2015
M. A.

Janë publikuar formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Sevillës të cilat përballen sot në finale të Superkupës së Evropës duke filluar nga ora 20:45.

Befasi në formacionin e Barcelonës është hedhja në fushë e mesfushorti Rafinha që në këtë rast do të luaj si sulmues i majtë në vend të të lënduarit, Neymar.

Është e befasishme se edhe përkundër mungesës së Neymarit, Pedro nuk po gjen hapësirë në formacionin e Enriques pasi që ai e nisë këtë ndeshje nga stoli.

Ndryshim tjetër te Barca është, mbrojtësi Mathieu që zëvendëson të lënduarin Jordi Alba.

Barcelona: Ter Stegen; Alves, Piqué, Mascherano, Mathieu, Sergio, Iniesta, Rakitic; Rafinha, Messi, Luis Suárez

Sevilla: Beto; Coke, Rami, Krychowiak, Tremoulinas; Iborra, Krohn-Dehli; Vitolo, Banega, Reyes; Gameiro.

Shpërndaje në rrjete sociale