Publicisti Shkëlzen Maliqi, ka folur për dialogun me Serbinë dhe rezultatet e mundshme që do të dalin nga ky dialog.
Ai në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në finale të procesit parashihet edhe njohja e Kosovës nga Serbia.
“Është punuar më shumë se dy vite në formulimin e marrëveshjes së obligueshme, gjithëpërfshirëse. Kjo marrëveshje do të jetë finalja e procesit, ku Serbia edhe do ta njeh Kosovën”.
Sipas Maliqit, përshpejtimi i procesit po bëhet edhe për shkak të rrezikut që vjen nga Rusia.
“ I ka ardhur fundi kësaj loje, pasi edhe perëndimi është kthjellë, dhe po e sheh rrezikun e Rusisë”, është shprehur Shkëlzen Maliqi.
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë