Fjala “vetmi” i referohet ndjesisë së të qenit të çlidhur nga bota dhe nga njerëzit përreth.
Por, kjo ndjenjë është më e zakonshme dhe më e tmerrshme sesa që mund ta imagjinojnë njerëzit, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se vetmia ka aq ndikim të madh në shkallën e vdekshmërisë saqë mund të konsiderohet kërcënim më i madh i shëndetit publik sesa obeziteti.
Vetmia shkakton probleme me gjumë, e rritë stresin, pezmatimin, madje e dobëson edhe sistemin e imunitetit.
Ndër tjerash, vetmia ndërlidhet me një dobësim të aftësive kognitive, shkakton sëmundje të zemrës, etj.
Sipas anketimeve të fundit, vetmia rezulton të jetë aq e zakonshme në SHBA, saqë shumica e të rriturve amerikanë konsiderohen të vetmuar. Të rinjtë amerikanë janë më të prekurit nga ky fenomen.
Ekspertët shëndetësorë thonë se vetmia është duke u bërë problem i madh shëndetësor dhe duhet të konsiderohet si epidemi.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë