Kuvendi i Kosovës ka nisur edhe sot punimet e vazhdimit të seancës në mungesë të kuroumit.
Vetëm pak deputetë janë parë edhe sot të pranishëm në seancë, raporton arbresh.info.
Si pasojë e kësaj, kryesuesi i seancës së sotme, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka bërë të ditur se duhet të shtyhet votimi i dy propozim-rezolutave dhe të disa rekomandimeve.
Kështu, Kuvendi po vazhdon punimet me interpelancën e ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018./Arbresh.info
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...