Sipas një njoftimi të ushtrisë irakiane, të paktën 11 efektiva të sigurisë humbën jetën pas një sulmi vetëvrasës në jug të qytetit Tikrit, kontrolluar nga militantët e ISIS-it.
“Tre kamikazë, që drejtonin tre kamionë-çisternë, kanë hedhur veten në erë pranë një grumbulli anëtarësh të forcave të sigurisë”, theksoi të shtunën një nënkolonel i ushtrisë irakiane.
“Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr dhe kanë arritur të ndalojnë dy kamionë, por i treti i është afruar grupit dhe kamikazi ka shpërthyer”, shtoi ai.
Sulmi ndodhi pranë qytezëz Sur Shnas, një qendër arkeologjike në brigjet e lumit Tigër, mes Samarras dhe Tikritit, dy nga qytetet më të mëdha të Provincës Salahedin, në veri të Bagdadit.
Vetëm dy para këtij sulmi vetëvrasës, militantë të organizatës terroriste ISIS kryen një tjetër akt barbar, duke shkatërruar vlera unike të trashëgimisë kulturore botërore në Muzeun e Mosulit.
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...