Audi ka bërë të ditur se para se ta largojë nga prodhimi, do ta lansojë edhe një gjeneratë të R8
Megjithëse është thënë se në të ardhmen do të kemi një R8 V10 Plus, nuk ka pasur asnjë informacion se kur mund të ndodhë kjo, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e përparme, mund të shohim një zmadhim të kapakut si dhe grill gjigant, teksa edhe pjesa e pasme është fryrë, ndërsa ka edhe një krah gjigant.
Pjesë e imazheve të cilat Audi nuk do donte që ju t’i shihni, janë edhe gypat për nxjerrjen e gazrave, që kanë madhësi të konsiderueshme. Ndryshime kanë pësuar edhe anësoret, apo më mirë thënë thellimet në dyer, të cilat e rrisin aerodinamikën në masë të madhe.
Mirëpo, pos ndryshimeve, nuk ka asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë në brendësi. Njohësit thonë se ka ndryshime enorme në krahasim me R8 të tanishëm, teksa thuhet se mund të ketë motorin 5.2-litra V10.
Derisa R8 i tanishëm prodhon 602 kuajfuqi, mund të thuhet se modeli i ri që u pa duke u testuar t’i ketë së paku 30 njësi më shumë. Në këtë formë do të barazohet me Lamborghini Huracan Performante, i cili është i pajisur me të njëjtin motor.
Në anën tjetër, burime të afërta me kompaninë, sugjerojnë se prodhon prej 630 deri në 650 kaujfuqi. /Telegrafi/









BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...