Sonte rreth orës 19:20 një veturë ka goditur një këmbësor të moshës 19 vjeçare në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, raporton Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhura në segmentin e magjistrales në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistrale në fshatin Pestovë, ku të involvuar janë një veturë dhe këmbësori. Vetura në lëvizje ka goditur këmbësorin derisa ai po e kalonte rrugën”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se pas ndihmës së dhënë në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, i lënduari është dërguar në QKUK.
Mësohet se gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.
“U vërtetua se vendit i mungon opozita”, Molliqaj: PDK-ja ës...
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...