Rusia ka premtuar të enjten se do të hakmerret pas planit të Norvegjisë për të shtuar numrin e marinsave amerikanë në këtë shtet.
Oslo ka njoftuar të martën se do t’iu kërkojë Shteteve të Bashkuara, aleatit të NATO-s, të dërgojnë 700 marinsa në Norvegji nga viti 2019.
Aktualisht në Norvegji gjenden 330 sish.
Oslo ka njoftuar se trupat do të përqendrohen në kufirin me Rusinë.
“Kjo e bën Norvegjinë më pak të parashikueshme dhe mund të shkaktojë rritje të tensioneve, mund të nxisë garë ushtarake dhe të destabilizojë situatën në veri të Evropës”, ka thënë ambasada ruse në Oslo në një deklaratë në rrjetin social, Facebook.
“Ne e shohim këtë akt armiqësor që nuk do të mbetet pa pasoja”.
Oslo ka shprehur shqetësim për Rusinë prej kur Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014.
Marinsat amerikanë pritet të largohen këtë vit nga Norvegjia, pasi një kontigjent fillestar ka arritur më 2017 për t’u trajnuar në kushte të dimrit.
Ata janë trupat e parë të huaj që janë stacionuar në Norvegji nga Lufta e Dytë Botërore. /rel/
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...
Kurti: Po i vazhdojmë përpjekjet për sfidën e zgjedhjes së p...
Kurti e Abdixhiku hyjnë në Kuvend, pritet të nis takimi mes ...
Rikthehet kalimi me kontrolle në Morinë