Sot nis Kampionati Botëror ‘Russia 2018′.’
‘Live it up’ është kënga zyrtare dhe zërat kryesor janë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.
Sot disa media shqiptare kanë shkruar se Era do të jetë atje për ta bërë hapjen e Kampionatit por nëna e saj, Syzana Tahirsylaj në një prononcim për lajmi.net e ka mohuar një gjë të tillë.
Ajo tha se Era do të jetë pjesë e Kampionatit për të perfomuar ‘live’ por kjo do të ndodhë në mbyllje, pas një muaji në ceremoninë e ndeshjes finale.
”Era ka me qene ne finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.
Ndryshe sot do të zhvillohet ndeshja e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe hapjen e këtij kampionati sipas mediave të huaja do ta bëjë Robbie Williams.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit