Anësori i Liverpoolit, Sadio Mane ka hedhur poshtë thashethemet rreth të ardhmes së tij duke insistuar se është i kënaqur në Anfield.
Reprezentuesi i Senegalit iu bashkua “Redsave” nga Southamptoni në verën e vitit 2016 dhe që nga atëherë ka realizuar 33 herë brenda 73 paraqitjeve për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i paraqitjeve të tij, ai ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit gjatë javëve të fundit, por 26-vjeçari ka theksuar se aktualisht është i lumtur në Liverpool.
“Jam shumë i lumtur në Liverpool dhe kontrata ime do të zgjas edhe tri vite. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, jam i lumtur në Liverpool, por ju asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Mane.
Sadio Mane është aktualisht me skuadrën senegaleze në Rusi për Kampionatin Botëror./arbresh.info/
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...