Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me Lucas Torreiran dhe “brenda orëve të ardhshme” pritet të bëhet prezantimi i tij pas marrëveshjes me Sampdorian.
“Topçinjtë” kanë qenë në bisedime me skuadrën në Serie A rreth transferimit të tij prej 25 milionë euro këtë verë, transmeton portali arbresh.info. Por, raportet të martën sugjeruan që asnjë marrëveshje nuk është afër mes palëve.
Megjithatë, bazuar në raportet që vijnë nga Ukraina, vendlindja e Torreiras, mesfushori do të nënshkruaj me Arsenalin para fillimit të Kampionatit Botëror.
Bazuar në ‘Embajadores del Gol’, agjenti i 22-vjeçari, Pablo Bentancur, është nisur këtë mbrëmje për në Rusi me një kontratë.
Torreira ka një klauzolë të blerjes prej 25 milionë euro te Sampdoria, e cila duhet të paguhet plotësisht brenda 60 ditëve pasi të konfirmohet transferimi./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë