“Qeveria e Republikës së Maqedonisë me keqardhje konstaton se Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në deklaratën e tij nuk arriti të ngitet mbi pafuqinë e vet dhe të shohë perspektivën që hapet para shtetit tonë me marrëveshjen që këto ditë e dakorduan Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë”, shkruan në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.
Në kumtesë thuhet se Ivanov nuk ka ndjenjë të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime të manipulimit të palejueshëm, me çka ai dëmton shtetin, qytetarët dhe drejtpërdrejtë vepron kundër përforcimit të identitetit maqedonas.
“Ivanov nuk përkushtohet për zgjidhje dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa këto për qytetarët janë prioritete me interes më të lartë kombëtar. Në vend se të bllokojë ardhmërinë e Maqedonisë dhe të shtyjë vendin në izolim, më mirë është që Ivanov të izolojë veten në skenën politike”, thuhet në reagimin e Qeverisë ndaj deklatarës së kryetarit Ivanov ku ai tha se nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje me Greqinë./telegrafi
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...