Andrea Pirlo beson se Lionel Messi nuk do të mund të krahasohet me Diego Armando Maradonën, nëse gjatë karrierës së tij nuk e fiton një titull të Kupës së Botës.
Messi që ka fituar pesë herë Topin e Artë, është pjesë e një debati të madh nëse është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.Ka nga ata që këtë nuk e kontestojnë, por, Pirlo thotë se Messi për të hyrë në mesin e të mëdhenjve duhet të fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.
“Do të jetë e rëndësishme për të dyja palët, Messin dhe Argjentinën, që të fitojnë Kupën e Botës”, ka deklaruar Pirlo.“Leo është gjithmonë në krahasim me Maradonën, por duhet të fitojë Kupën e Botës. Përndryshe, ai nuk mund të hyjë në radhën e më të mëdhenjve”
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...