Një nënë ka inkurajuar bijën e saj që ta therë më thikë bashkëmoshataren gjatë një rrahje brutale që është filmuar para një shkolle në Brazil, derisa dhjetëra të rinj ishin mbledhur përreth dhe po bënin tifo për të preferuarën e tyre.
Nxënësja 13-vjeçe nuk hezitoi ta therë me thikë kundërshtaren në fytyrë, krahëror, duar dhe gjoks, ku si pasojë u dërgua me urgjencë në spital për trajtim, derisa policia ka njoftuar se ka filluar hetimet, transmeton Daily Mail
Viktima 14-vjeçe, përveç therjes me thikë pa pësuar lëndime tjera trupore nga grushtat dhe shqelmat që i pranonte vazhdimisht nga sulmuesja.
Dy vajzat e përfshira në rrahje raportohet se dikur ishin shoqe të ngushta, dhe se gjithçka kishte marrë kahje tjetër pas publikimit të një video në rrjetet sociale.
Megjithatë, ajo çfarë ka tmerruar më shumë policinë dhe qytetarët brazilianë, është nëna e sulmues e identifikuar si Elaine Santiago, e cila në një moment ia jep thikën të bijës dhe e inkurajon që ta ther.
Mediat braziliane raportojnë se nënë e bijë janë zhdukur, ndërsa nëse kapen do të akuzohen për tentim vrasje.
https://www.youtube.com/watch?v=oW4GdMHVgF8
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...