Presidenti i Shqipërisës në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit tha se kjo Lidhje lartësoi identitein tonë kombëtar dhe i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës e zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve në hapësirat e tyre në Ballkan nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vazhdim i Besëlidhjes së Lezhës të thirrur nga Gjergj Kastriot Skënderbeu, jo vetëm lartësoi identitetin tonë kombëtar por dhe i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës e zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve në hapësirat e tyre në Ballkan nuk ndahen asnjë çast nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vizionet e aspiratat e saj. I përjetshëm qoftë kujtimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e paharruar jeta e vepra e themeluesve të saj! Zoti i bekoftë Shqipërinë, Kosovën e mbarë shqiptarët!”, ka shkruar Presidenti Meta
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën