Olympique Lyonnais ka lajmëruar sot zyrtarisht në faqen e tyre të klubit se kanë ndërprerë të gjitha bisedimet me Liverpoolin për Nabil Fekir.
Duke filluar në ora 20:00, Olympique Lyonnais ka informuar me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit, se ndërpret negociatat tripalëshe me klubin e Liverpool dhe agjentëve të Nabil Fekir, shkruan Gazeta Ekspress.
Ata kanë thënë se i kanë dhënë fund këtyre negociatave në ora 20 sonte.
Sipas tyre, ofertat për Fekir do të pranohen edhe nga klubet tjera dhe se ata do ti shqyrtojnë bashkë me kapitenin e tyre, por Lyon synon që ta këtë kapitenin edhe gjatë sezonës 2018/19.
Aq më pak që Lyon sivjet do të jenë në Ligën e Kampionëve ku përfunduan Ligue 1 në vendin e tretë!
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër