Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të mbajë emrin e ikonës së futbollit shqiptar të Kosovës, Fadil Vokrri.
Fadil Vokrri vdiq pas një komplikimi shëndetësor, në betejën e vetme që futbollisti legjendar nuk arriti të driblonte përtej me sukses.
Me anë të një komunikimi publik të tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fadil Vokrrit, i cili së fundmi ishte kryetar i FFK-së.
Me këtë rast, Shpend Ahmeti ka shuar të gjitha dilemat edhe për emrin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, i cili është renovuar dhe do të hapet shumë shpejt për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe FC Prishtinës.
“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira