Duhet të largohemi nga fobitë dhe fantazmat e së kaluarës dhe në mënyrë dinamike ta shohim ardhmërinë, thotë ministrja greke për Rindërtim administrativ, Olga Gerovasili në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me kontestin e emrit me Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo forcë politike duhet të ndërmarrë përgjegjësi si ndaj popullit grek, ashtu edhe ndaj historisë. Zgjidhje për emrin dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dypalëshe me shtetin tonë fqinj, mund të sjellin vetvm dobi për vendin, në veçanti për qytetarët e Greqisë veriore”, thotë Gerovasili.
Gerovasili shtoi se janë krijuar kushtet për marrëveshje përfundimtare mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke rikujtuar dinamikën e komunikimeve mes qeverive të Athinës dhe Shkupit./Telegrafi/
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë