Edhe pse shpesh përshkruhet si një superhero në fushë, Cristiano Ronaldo është i vendosur për të luajtur një rol të tillë me të vërtetë pasi ai do të luftoj kundër të keqes me një grup të fuqishëm të shokëve në ‘Striker Force 7’.
Kjo është një seri e animuar në të cilën ylli portugez do të jetë prodhuesi dhe karakteri kryesor, transmeton portali arbresh.info.
I krijuar nga Graphic India dhe VMS Communication, seria e animuar mund të shikohet përmes Facebook Watch, ndonëse do të shfaqet edhe në formatet e tjera si komike, në video-lojëra dhe revista.
Duke folur rreth kësaj, Ronaldo tha se shpreson që shikuesit do të përfitojnë nga shou.
“Në të njëjtën mënyrë se si sporti bashkon kulturat dhe njerëzit rreth botës, unë besoj se karakteret e animuar dhe heronjtë mund ta bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë 33-vjeçari. “Kjo është arsyeja pse unë jam i ngazëllyer për të sjell së bashku këtë pasion të futbollit me superheronjët përmes këtij projekti që do ta ndaj me tifozët”
Ronaldo ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë në fitoren e thellë mbrëmjen e kaluar 4 me 0 kundër Algjerisë./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë