Skuadra e Argjentinës është gostitur me një darkë të enjten nga Lionel Messi në restauronin e familjes së tij në Barcelonë.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Jorge Sampaolit është aktualisht në qytetin katalunas për të kryer stërvitjet para turneut në Rusi derisa ata po vazhdojnë përgatitjet e tyre për Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën ‘Sport’, e cila kishte fotografuar skuadrën duke arritur në restorant, ftesa nga Messi nuk ka qenë vetëm për bashkëlojtarët e tij, por gjithashtu edhe për stafin e trajnerëve.
Përveç kësaj, reprezentuesi argjentinas, i cili do të marrë shiritin e kapitenit te Barcelona sezonin e ardhshëm pas largimit të Andres Iniestas, ka zbuluar se qëllimin e tij për sezonin e ardhshëm duke iu përgjigjur poashtu pyetjeve rreth rikthimit të mundshëm të Neymarit.
“Do doja që Neymar të rikthehej tek ne, por në realitet, kjo është e vështirë”, ka thënë Messi për ‘Mundo Deportivo’.
“Ne nuk dëshirojmë të kalojmë një tjetër sezon pa fituar Ligën e Kampionëve”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...