Qeveria e Indisë ka miratuar buxhetin prej 1.5 miliardë dollarë për programin hapësinor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, në një deklaratë nga qeveria thuhet se buxheti prej 1.5 miliardë dollarë të ndarë për programin hapësinor, është miratuar nga kabineti i mbledhur nën kryesimin e kryeministrit, Narendra Modi.
Ministri për Zhvillim, Jitendra Singh potencoi rëndësinë e miratimit të këtij buxheti. Ai tha se nuk do të kenë nevojë më që për lançimin e satelitëve të cilët mund të jenë më të rënda se 4 ton të përdorin bazat e shteteve të tjera.
Singh tha se në kuadër të buxhetit të miratuar brenda 4 viteve do të lançohen një numër i madh satelitësh.
India gjatë muajit shkurt ka lançuar 31 satelitë.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës