Manchester United është duke përgatitur ofertën e parë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, pas raporteve se ka vendosur të largohet nga Bernabeu këtë verë.
Manchester United synon rikthimin emocionues të Ronaldos pasi ylli i Real Madridi është duke kërkuar largimin nga klubi në Bernabeu këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në Portugali sugjerojnë që 33-vjeçari ka vendosur të largohet pasi ka prishur raportet e tij me presidentin Florentino Perez.
United ka qenë gjithmonë duke kërkuar rikthimin e Cristiano Ronaldos edhe pse lojtari u largua nga Old Trafford në verën e vitit 2009. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që “Djajtë e Kuq” kanë të përgatitur një ofertë për bartësin e fanellës me numër 7.
Thuhet se Jose Mourinho është i gatshëm për të bërë një marrëveshje shkëmbyese me kampionin evropian.
Paul Pogba supozohet se do t’i ofrohet ‘Los Blancos’ së bashku me një tarifë prej 131 milionë funta.
Real Madridi është duke shqyrtuar nëse të pranoj ofertën apo jo derisa presidenti Perez është tashmë i njohur si një admirues i Pogbas./arbresh.info/
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...