“Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi”, është titulli i ballinës së sotme (e enjte) të gazetës ‘Record’.
Sipas kësaj gazete portugeze, vendimi i Cristiano Ronaldos është “i pakthyeshëm” dhe është marrë për shkak të “thyerjes së premtimit nga Florentino Perez” në lidhje me përmirësimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘Marca’ nga ana tjetër, Jose Angel Sanchez, trajneri gjeneral në Real Madrid, ka zhvilluar një takim të martën e kaluar me Jorge Mendesin, agjentin e Cristiano Ronaldo, brenda të cilit ai ka informuar se klubi nuk dëshiron të plotësoj kërkesat e Cristiano Ronaldos të shtruara gjatë negociatave për rinovimin e marrëveshjes.
Në këtë mënyrë, ‘Record’ shkruan se vendimi i Cristiano Ronaldos “nuk është çështje të hollash, por njohje”.
Sipas informatave nga gazeta portugeze, “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacionet e mundshme” të Cristiano Ronaldos në rast se largimi i tij nga Real Madridi konfirmohet përfundimisht./arbresh.info/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...