Real Madridi është ende duke kërkuar për të emëruar Jurgen Kloppin në pozitën e trajnerit në Bernabeu.
Zinedine Zidane dha dorëheqje nga roli i tij pasi fitoi trofeun e tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp raportohet se i ka thënë Real Madridit se nuk do të largohet nga klubi në Anfield edhe nëse ata insistojnë. Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet madhështore, ka thënë që gjermani i ka dhënë gjithashtu një ultimatum ‘Los Blancos’ rreth disa çështjeve.
Ai dëshiron të ketë kontroll të plotë në aktivitetet rreth transferimeve në klub, gjë të që do të thotë se shumë yje mund të përfundojnë të bllokuar.
Ish kapiteni i Real Madridit, Michel është trajneri i fundit që është përfolur për të marrë drejtimin e klubit të tij të vjetër./arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...