Shtëpia e mbrojtësit të Barcelonës dhe reprezentues të Spanjës, Gerard Piques, është grabitur mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
Moti i stuhishëm në kryeqytetin katalunas dhe shtëpia e lënë bosh, pasi Shakira – e dashura e Piques ka udhëtuar në Gjermani dhe mbrojtësi ka vizituar familjen e tij, ka krijuar mundësi që të ndodhë incidenti, transmeton portali arbresh.info.
Shtëpia e lojtarit të Barcelonës gjenden në periferi qytetit te Esplugues de Llobregat dhe hajnat, të cilët i kanë vjedhur atij bizhuteri dhe ora, nuk janë identifikuar.
Përveç Piques, lojtari i ri i Barcelonës – Philippe Coutinho ka qenë shënjestër e hajnave pasi ata e kanë vjedhur brazilianin në shtëpinë e re vetëm një muaj pas transferimit./arbresh.info/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...