Bazuar në shoun televiziv ‘El Chiringuito’, sulmuesi i Real Madridit është i pakënaqur me qëndrimin e klubit rreth të ardhmes së tij.
Jorge Medes, agjenti i Cristiano Ronaldos, është takuar dje me Real Madridin, sipas mediumit të lartpërmendur, dhe gazetari Edu Aguirre ka zbuluar se takimi ka lënë lojtarin portugez të zhytur në mendime dhe të pakënaqur rreth qëndrimit të klubit për të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Aguirre ka thënë se nuk mund të zbuloj ndonjë detaj preciz rreth takimit, por Ronaldo ishte i “lënduar” nga ajo që është thënë. Gazetari ka thënë se lojtari ka qenë “shumë i lumtur” pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por situata e tij me kontratë e ka lënë atë në dyshime dhe të pikëlluar.
Cristiano ngjalli dyshime rreth të ardhmes së tij në Real Madrid pas fishkëllimës së fundit në finalen e Ligës së Kampionëve duke thënë se “koha në Madrid ka qenë e bukur” dhe se do t’i njoftoj fansat e tij për të ardhmen brenda disa ditëve.
A do të jetë Cristiano Ronaldo në Real Madrid vitin e ardhshëm?
Ylli portugez nuk ka thënë ende asgjë zyrtare rreth situatës së tij që pas deklaratës befasuese në Kiev, megjithëse është përfolur nga të gjithë që ai dëshiron që Real Madridi t’i ofroj një kontratë të përmirësuar.
Megjithatë, sulmuesi 33-vjeçar iu ka thënë tifozëve “shihemi vitin e ardhshëm” gjatë festimeve me Real Madridin për trofeun e 13-të evropian./arbresh.info/
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...