Hulumtuesi i GAP, dhe analisti, Agron Demi ka llogaritur milionat publike që sipas tij, politikanët kosovarë ia kanë humbur Kosovës.
“Qeni i keq ta sjell ujkun në torishte, politikanët e keq ta sjellin fiken në shtet. Vetëm disa prej pareve që ka kanë shku kot”, ka shkruar ai në profilin e tij duke numëruar disa raste të humbjes së milionave eurove të parave publike.
“53 milionë euro për Bechtel&Enka, (mbi atë 1.4 miliardësh); 30 milionë euro për Z-Mobile (mbi atë dëm qindra milionësh nga shkatërrimi i PTK); 5 milionë euro për pasaporta; 40 milionë euro pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit; 8 milionë € paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politik… 100 milionë euro (mesatarisht) në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm; 30 milionë euro që po bëhen gati për zgjerimin e pistës së aeroportit të privatizuar; 11.2 milionë euro në vit për RTK, që është shndërruar në medium privat të partive në pushtet; 80 milionë euro për “veteranët e luftës”, 80% e të cilëve janë futur me mashtrim në lista”, ka shkruar Demi në profilin e tij në Facebook.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu