Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj se VV ka ndërruar qëndrim sa i përket Listës Serbe dhe se ajo është e gatshme të bëhet bashkë me këtë parti serbe për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.
Konjufca ka thënë se Lista Serbe nuk dallon asgjë nga politika e presidentit serb Aleksandër Vuçiqiq dhe se këtë fakt edhe vetë Molliqaj e ka mësuar prej VV-së, raporton arbresh.info.
“Lista Serbe nuk dallon asgjë prej politikës së Aleksandër Vuqiti. Këtë mësim Dardan e ke mësuar prej Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, PSD u bë bashkë me pushtetin në seancën e kaluar për të shkelur të drejtën e VV-së për nënkryetar në Kuvend.
“Në seancën e fundit, 30 minuta pasi ke thënë se VV është në koalicion me PDK-në, qitu në Kuvend e shkelët VV-në dhe të drejtën e saj për nënkryetar të Kuvendit bashkë me partitë në pozitë. 30 min pasi kë thënë se VV është me pushtetin këta ta mundësuan ty që ta vazhdosh pozitën që i takon VV-së. Nuk pe di tash kush me kë është në koalicion”, është shprehur Konjufca./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...