Shteti serb nuk po i ndalë akuzat për kryeministrin Haradinaj. Ky i fundit dje tha se pajtimi me Serbinë do të bëhet vetëm pasi këta të fundit do ta njohin Kosovën. E ndaj kësaj kanë reaguar shumë zyrtarë serbë.
I fundit është kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun.
Drecun ka thënë se ekziston një humnerë mes shqiptarëve dhe serbëve, që sipas tij nuk mund të plotësohet me njerëz si Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Ai e ka akuzuar Haradinajn për kryerjen e krimeve të luftës.
“Amerika po i kërkon Serbisë që ta pranojë Kosovën dhe të hapet rruga për anëtarësim në OKB. Por Serbia nuk do ta bëjë kurrë”, tha Drecun.
Sipas Drecunit, janë dy probleme që duhet të zgjidhen.
“Nëse Serbia e pranon atë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, do të krijonte një krizë më të madhe”, thotë ai.
Siç thotë Drecun, presioni dhe sulmet “ndaj serbëve, dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe”, tregojnë për synimet e shqiptarëve.
Kryetari i Komisionit për Kosovën në Serbi gjithashtu kërkoi edhe themelimine Asociacionit, dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...