Manchester United pritet që brenda pak orësh ta konfirmojë edhe zyrtarisht, mesfushorin brazilian, Fred, si lojtar i ri i klubit.
Gjiganti anglez ka filluar punën në tregun e futbollistëve para fillimit të kampionatit botëror në Rusi, dhe trajneri portugez, Jose Mourinho, i dëshiron transferimit para këtij kampionati.
Lojtari i parë që do të transferohet, do të jetë mesfushori brazilian nga Shakhtar Doneskt, Fred, për shumën e 55 milionë eurove, raporton Sky Neës, transmeton arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italian, Fabrizioi Romano, nëpërmjet një postimi në Twitter, duke shkruar se Fred ka kompletuar transferimin e tij në United.
25 vjeçari ishte i kërkuar edhe nga Man City, por në fund ka vendosur për skuadrën më të trofeshme në Britani.
Pas Fred, United pritet ta transferojë edhe një mesfushor, për ta përforcuar këtë repart, pas pensionimit të Carrick, dhe situatës të pa zgjidhur të Fellaini. /arbersh.info./

Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...