Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper ka pranuar se atyre iu duhet sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, në Kampionatin Botëror.
Cuper ka folur në një konferencë për shtyp pas miqësores 0 me 0 të Egjiptit kundër Kolumbisë të premten, transmeton portali arbresh.info.
“Salah nuk është lehtë për tu zëvendësuar, nuk kam dyshim për këtë”, ka fillimisht thënë Cuper.
“Ai është një armë për me, veçanërisht në kundërsulm, me shpejtësinë dhe kualitetin e tij”
“Kjo është një arsyeje pse ne kishim probleme me performancën në sulm [kundër Kolumbisë]. Ne u përpoqëm për të kompensuar atë me skuadrën, por ashtu siç e kam thënë edhe në pjesën e dytë, neve na mungoi qëndrueshmëria sepse ne jemi në një gjendje të veçantë për arsye religjioze, lojtarët nuk hanë as nuk pinë dhe ne me të vërtetë e kemi ndierë këtë”
“Ne arritëm ta menaxhojmë këtë duke shfrytëzuar në përgjithësi skuadrën në mënyrë që të përgjigjemi më mirë. Ne reaguam shumë mirë sepse nuk është lehtë të marrësh topin”
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...