
epa06773308 A picture of killed Russian journalist Arkady Babchenko with flower placed to pay last tribute to him on the pavement of the Grand Moskvorestsky bridge, on the spot where Russian opposition politician Boris Nemtsov was shot dead, near the Kremlin in Moscow, Russia, 30 May 2018. Russian opposition journalist Arkady Babchenko was shot dead on 29 May 2018 in his Kiev home by three shots to his back and died from his wounds on the way to hospital. Arkady Babchenko had left Russia in 2017 and since August 2017 he lived in Kiev. EPA-EFE/YURI KOCHETKOV
Arkady Babchenko, gazetari rus që ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, ka thënë të enjtën se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është helmuar me agjent nervor në Britani, transmeton Reuters.
Zyrtarët ukrainasë kanë raportuar në mbrëmjen e së martës për vdekjen e kritikut të Kremlinit në Kiev.
Disa zyrtarë të autoriteteve ukrainase kanë pretenduar se Rusia ka qenë mbrapa vrasjes, derisa Moska e ka kundërshtuar ashpër një gjë të tillë.
Një ditë më vonë Babchenko ka treguar se ka inskenuar vrasjen së bashku me zyrtarë të sigurisë ukrainase për të dështuar atë që e ka cilësuar komplot të Rusisë për vrasjen e tij.
“Secili thotë se kjo dëmton besimin te gazetarët, çfarë do të bënit ju në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, ka thënë ndër të tjera gazetari.
Babchenko ka thënë se ka menduar të largohet nga Poli Verior në momentin që ka kuptuar planet për vrasjen e tij, mirëpo i është kujtuar se edhe “Skripal ka tentuar të ikë”.
Autoritetet britanike kanë thënë se Skripal, ish-agjent i dyfishtë dhe vajza e tij Yulia janë helmuar në muajin mars me agjent nervor të kategorisë ushtarake në Sallsbëri.
Britania fajëson Rusinë për këtë incident, derisa Moska hedh poshtë vazhdimisht këto akuza.
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...