Derisa ishte duke folur pas fitores së Real Madridin ndaj Paris Siant Germainit në Ligë të Kampionëve në fillim të këtij viti, kapiteni Sergio Ramos la të kuptohet se nuk do të ishte i befasuar nëse trajneri Zinedine Zidane largohet.
Kjo është një profeci që tashmë ka ndodhur pasi francezi njoftoi pasditen e sotme (e enjte) se do nuk do të jetë sezonin e ardhshëm trajner i Real Madridit duke konfirmuar largimin, transmeton portali arbresh.info.
Pas kësaj, ajo që të gjithëve iu shkoi në mendje ishte deklarata e Ramosit më 14 shkurt që kishte dhënë në një zonë të mikësuar pas fitores 3 me 1 ndaj PSG në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së.
“Ndoshta ai do ta fitoj Ligën e Kampionëve sërish dhe më pas do të kërkoj një pushim, kjo është një mundësi”, u ka thënë Ramos gazetarëve.
“Të gjithë mendojnë që në rast se fiton ai do të qëndrojë, por ai mund të kërkoj pak pushim, nuk i dihet”
Dy golat nga Ronaldo dhe një vonë nga Marcelo i siguruan Real Madridit vazhdimin atë mbrëmje duke fituar 3 me 1 kundër skuadër së Unai Emery./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...