Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se vendimi për kufizim të lëvizjes në veri të Kosovës është marrë në bazë të ligjeve në Kosovë. Katër komunat në veri u futën në karantinë prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Në këto orare kufzohet liria e lëvizjes në këto komuna, ashtu sikur në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
Zemaj thotë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakic, i është drejtuar atij me një kërkesë për vënien e kufizimit të lëvizjes në këto katër komuna.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, kishte thënë se vendimi ishte i Qeverisë serbe për masat në veri të Kosovës. Por Zemaj i hedh poshtë këto pretendime,
“Vendimi për karantinë në veri është me vendim të Kosovë. Ky vendim është marrë me kërkesë të vetë komunave. Rakici më adresoi kërkesat e komunave. “, ka thënë Zemaj.
“Kërkesa të drejtuara nga Vucina Jankovici, kryetarja e Komunës së Zvecani, i ka kërkuar Zemajt, për të ndërmarrë masa. E ditës së djeshme. Unë si ministër i shëndetësisë, këto kërkesa i kemi përcjell në IKSHPK, pres rekomandimet e mëtutjeshme. Pas informacioneve dhe statistikave”, shton ai.
Zemaj ka treguar edhe dokumentet ku tregohen kërkesat e Rakiq.

Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë