Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të drejtorit gjeneral të ICC (International Civic Concept) z. William Webster, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Liderëve të Rinjë, që këtë vit mbahet në Dubai, me pjesëmarrjen e rreth 50 liderëve të rinjë nga 50 shtete të ndryshme botërore. Konferenca 1 javore e cila fillon punimet zyrtarisht me dt. 19 mars,do të trajtoi temat mbi rëndësinë e zhvillimit të lidershipit rinor në politikën globale dhe mardhëniet ndërkombëtare, dhe shkëmbimin ndër- kulturor të ideve në lidhje me të ardhmen e lidershipit botëror.
Ambasadorja Shala në këtë konferencë do të jetë njëra nga folëset kryesore ku do të shpalos rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve në zhvillimin e mardhënieve ndërkombëtare ndërmjet shteteve dhe krijimin e një lidershipi të ri botëror, thuhet në komunikatën për media.
Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë konferencë është mbështetur edhe nga Komuna e Pejës dhe Telekomi I Kosovës.
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa