
M
Kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, Arta Ahmeti – Xhylani ka thënë se ata kanë planprogram të mirëfilltë.
“Unë kam thënë se nuk do të qeverisë me Drenasin, por do të bashkëqeverisje”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.
“Lidershipi i kaluar ka humbur shumë investitorë dhe unë do të mundohem maksimalisht të sjell investitor”, ka pohuar ajo.
Sipas Xhylanit, komuna nuk është institucion që hap vende pune po ajo përcakton kushtet për krijimin e tyre.
“Komuna nuk hap fabrika, komuna mund të sjell vetëm investitorë”, ka thënë ajo.
“Prioritet i kam shëndetësinë dhe arsimin. Problematika e arsimit në Drenas është cilësia. Shëndetësia është mëkat se si ka mbet. Nuk mund të arsyetohet një kryetar komune se pse nuk e ka vënë dorën në shëndetësi”.
“Do ta rrisim fondin për bursat e studentëve, do t’i ndihmojmë nxënësit në nevojë, do të ndërtojmë salla leximi. Dua tu krijoj fëmijëve shprehin e të lexuarit”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë