Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në tubimin në Vushtrri ka thënë se Fillimi i ri është sovraniteti i vendit.
“Fillimi i Ri është flamuri ynë kombëtar, flamuri ynë i shtetit sovran, partnerë i miqve pranë tyre. Kosova është një shtet perëndimor, i zhvilluar ekonomik, shtet ku qytetari e ka të drejtën ta mbrojë vendin e vet. Fillimi i Ri është pesëfishim i eksporteve, rritje e prodhimit në 8%, dyfishim i numrit të punsuarëve. Është fuqizim i sektorit privat, publik, rritje e pagave për sektorin publik, rritje e pensionesh, fuqizim i rinisë”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se Fillimi i Ri është fuqizim i grave dhe përfaqësim i tyre.
“Me këtë do ta kemi një shtet më të fuqishëm ekonomik. Në Vushtrri në vendin krenar që i ka jep popullit tonë shumë heronj, diplomat, humanist. Kosova ka nevojë për paqe qetësi dhe dashamirësi. Me 11 qershor për ta fuqizuar këtë sovranitet na duhet fuqi, përkrahje. Kemi nevojë për një Qeveri që vendimmarrja nuk lidhet me telefonatat në Beograd por vendimmarrja është në Kosovë.”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...