Korab Sejdiu nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se qëllimi i hyrjes në këtë garë, ka qenë pikërisht për të reformuar sistemin e drejtësisë.
“Për shumë prej neve, pse i kemi hyrë kësaj gare, ka qenë të tentojmë që nga brenda të reformojmë sistemin e drejtësisë”.
“Për herë të parë po e shoh një listë të kandidatëve ku kemi të bëjmë me profesionistë që kanë dituri dhe vullnet që iu shmangen edhe detyrave të tyre të përditshmërisë për ta reformuar atë”.
“Ajo çka mund ne të garantojmë është se jemi përkushtuar që të bëjmë çmos që sistemi të jetë funksional dhe t’i shërbej çdo sfere tjetër”.
“Ka shumë probleme që duhet të adresohen, përfshirë edhe çështjen e gjyqtarëve, por është shumë e domosdoshme edhe rritja e buxhetit”.
“Deri sot gjykata i ka 1% të buxhetit të shtetit, është një shumë modeste për t’i zgjidhur problemet, buxheti minimum duhet të dyfishohet”.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...