Presidenti i AKR-së, Behgjet PAcolli në tubimin zgjedhor të koalicionit LDK-AKR-Alternativa Kamenicë ka thënë se janë ë bashku në familjen e madhe Rugoviane.
“Ky është koalicion i drejt, i paqes, i njerëzve të dijshëm, që kanë vullnet për punë, i njerëzve të cilët që nga tani kanë filluar ta jetësojnë shpresën e madhe të njerëzve që kanë rënë për Kosovën duke menduar se Kosova do të jetë dinjitoze me një mirëqenie ekonomike”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se vetëm ky koalicion di ta bëjë Kosovën me mirëqenie ekonomike.
“Ata e kanë vjedhur Kosovën dhe tani Kosova mbetet në fatin e njerëzve me vullnet të mirë, punëtore. Dhe në këtë koalicion gjenden këta njerëz. Kemi njerëz të drejt asnjë me skandale e akuza kundër tyre dhe lista është e pastër si loti jo si lista tjetër që mjafton ta lexoni ska envojë t’ua them”, ka thënë ai./Arbresh.info
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...