Pas vizitës në Istog dhe Pejë, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka qëndruar edhe në qytetin e Deçanit ku u njoftua për fushatën elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Limaj thotë se Deçani është shembulli më i mirë që tregon se programi i Nismës socialdemokrat po përqafohet nga të gjithë qytetarët e Kosovë.
Ky është statusi i tij:
Pas vizitave në Istog dhe Pejë qëndruam edhe në qytetin e Deçanit ku u njoftuam nga afër për fushatën elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit.
Deçani është shembulli më i mirë që tregon se programi ynë socialdemokrat po përqafohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Qytetarët e Deçanit e kanë një ofertë të jashtëzakonshme për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në asamblenë komunale.
Ekipi i udhëhequr nga kandidati ynë për kryetar të Deçanit, Shkodran Imeraj do të jenë përfaqësues të denjë të qytetarëve të kësaj komune në institucionet vendimmarrëse.
Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31.
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...