Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec, e ka anuluar të shtunën, tubimin e planifikuar në orën 19:00, në fshatin Ratkoc, pas lajmit tragjik për vdekjen e dy të rinjve në një aksident komunikacioni në fshatin Rogovë.
Dega e LDK-së në Rahovec, me keqardhje e mori lajmin për vdekjen e dy të rinjve në ndeshjen e komunikacionit në magjistralja Gjakovë-Prizren, ndërsa ju shpreh ngushëllime familjeve të viktimave.
Në shenjë solidariteti me familjet e viktimave, Dega e LDK-së në Rahovec i ka pezulluar të shtunën të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore, njofton zyra për Informim e LDK-së.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...