Kurti: Për shaminë le të vendosin ato që duan ta bartin

01:09 | 7 Qershor 2017

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, thotë se programi i kësaj partie nuk parasheh ndalimin e mbulesës për femrat që praktikojnë besimin islam.

Në Rubikon të KTV-së, Kurti ka thënë se çdo femër mbi moshën 16-vjeçare është e lirë të vendosë për vetvete dhe se është kundër ndalimit të mbulesës, por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve.

Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe disa media i kanë fryrë më shumë se që duhet debatet fetare.

“Jemi kundër radikalizmave por edhe kundër paragjykimit të besimtarëve. Thaçi, Veseli dhe mediat e tyre i fryjnë debatet fetare. Çka thotë një hoxhë e lëshojnë pas 8 muajsh, kur t’iu konvenon. Në historinë tonë kemi edhe fenë islame edhe ortodokse edhe katolike kemi edhe ateistët. Jemi kundër ndalimit të mbulimit. E konsiderojmë moshën 16 vjeçare si moshë të pjekurisë, kur merr letërnjoftim dhe VV e ka në program që edhe me moshën 16 vjeçare mund të votosh”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara