I pyetur se nëse i sheh si konkurrent, dy kandidatët tjerë për kryeministër, Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, i nominuari për kryeministër i PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj tha se ata nuk janë të nivelit të tij.
Haradinaj në Klan Kosova tha se Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mund të përballet në debat vetëm ndonjë anëtar i AAK’së.
Sipas tij, Mustafa frikësohet të mbetet pa kontroll në LDK dhe për këtë e ka vendosur Hotin si njeriun më të afërt kandidat për kryeministër, në mënyrë që t’a mbaj kontrollin.
“Z. Hoti është improvizim në kandidaturë, është më shumë për kalkulimet e brendshme të lidershipit partiak nesër. Isa Mustafa frikësohet me mbet pa kontroll në LDK dhe e ka stafin e vetë dhe një prej tyre është Hoti”, u shprehë Haradinaj./Arbresh.info
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...