Ismet Beqiri kryetar i degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se ky koalicion është i duhuri.
“Ata që në tubimet në lagjen tonë i organizojnë me transporte autobusësh e makina ne nuk detyrojmë askënd. Ne iu dëshmojmë se sa shumë jemi, sa shumë e duam LDK. Ne nuk iu detyrojmë. Të dashur qytetarë iu falënderoj shumë për gjithë përkrahjen tuaj, ju meritoni respekt dhe të trajtoheni ashtu siç iu ka trajtuar LDK gjatë qeverisjes në Prishtinë dhe çdoherë”, ka thënë ai.
Beqiri ka thënë se LDK-ja do ta ketë përkrahjen dhe votën e plotë nga ajo anë.
“Çdo votë është e rëndësishme, andaj lusim të gjithë të dalim. Çdo votë e parandalon të keqën andaj ju lutem na mbështesni”, ka thënë ai./Arbresh.info
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...