Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga një zjarrvënie në Ligatinën e Hencit e cila konsidoret një krim i rëndë mjedisor.
Pacolli ka thënë se zjarrvënia në këtë zonë ka shkaktuar pasoja të rënda në ekosistem, duke shkatërruar biodiversitetin dhe duke rrezikuar seriozisht zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.
“Këto veprime janë të papranueshme dhe kriminale, ndaj ministrja Pacolli u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve”, ka thënë ajo.
Ministrja Pacolli ritheksoi se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon pasuritë natyrore dhe mjedisin e vendit.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos