Barcelona po përgatitet t’i propozojë një zgjatje njëvjeçare të kontratës sulmuesit veteran Robert Lewandowski, sipas raportimeve të Cadena SER.
37-vjeçari polak, kontrata e të cilit në “Camp Nou” skadon në fund të sezonit, mbetet i interesuar të qëndrojë te klubi, pavarësisht interesimit nga jashtë.
Marrëveshja e re do të përfshinte një ulje page, dukshëm më të ulët se 26 milionë euro bruto që Lewandowski përfiton aktualisht.
Barcelona e sheh atë si një profesionist me përvojë, në stilin e Cristhian Stuani, i aftë të japë kontribut vendimtar nga stoli dhe njëkohësisht të mentorojë përforcimin e ri në repartin ofensiv.
Lewandowski pritet të luajë rol kyç edhe në integrimin e objektivit kryesor të verës, Julian Alvarez, në skuadër.
Sulmuesi ka dëshmuar se ende mund të performojë në nivelin më të lartë, përfshirë edhe dopietën e fundit në fitoren ndaj Newcastle United.
Sipas raportimeve, palët janë në një linjë sa i përket propozimit dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet së shpejti, duke e mbajtur Lewandowskin në “Camp Nou” edhe për një sezon tjetër, ndërsa ai i afrohet 38-vjetorit.
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...