Aleanca Kosova e Re, sapo ka hapur fushatën në komunën e Kamenicës.
Kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e AKR-së, Amir Canaj tha se ndihet shumë i lumtur për faktin se ai ka mbështetjen e Behxhet Pacollit në mënyrë qe të ketë mundësinë ta shpëtoj dhe ndihmoj qytetin e tij, shkruan arbresh.info
Ai tha se qytetti i Kamenicës është lënë anash nga qeveritë e kaluara, dhe se qeveria e tij do të mbështes dhe do të ndihmoj që qyteti të ringjallet.
Amir Canaj premtoi se do të ringjallë ekonominë, do të rregullojë punimin e tokave, rregullimin e trotuareve, rregullimin e ujërave të zaza si dhe çdo problem me të cilin është përballur ky qytet deri më tani.
Një fjalim të shkurtë në Kamenicë, mbajti edhe kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili tha se kjo anë e rëndësishme e Kosovës, nuk duhet asesi të lihet anash.
Ai ftoi qytetarët të besojnë në AKR dhe të votojnë Amir Canajn, pasi sipas tij Kamenica e ka shancin e vet me faktin që AKR, ka në dorë Ministritë kyçe të cilat do e ndihmojnë shumë këtë qytet./Arbresh.info
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...