Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli gjatë vizitës në fabrikën “M-technologie”, u zotua se do t’i mbështesë të gjithë ata që kanë iniciativa për fabrika të tilla.
Kandidati për kryetar, Selim Pacolli tha se patën rastin të shohin një fabrikë të bukur ku ka bërë një mrekulli të punësimit dhe do të ofrojmë mbështetje për këto lloj fabrikash.
“Në cilësinë e kryetarit do të kemi edhe shumë fabrika tilla dhe do të gjejmë grante dhe subvencione për të mbështetur këto fabrika prodhuese”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo është fabrika e vetme në Ballkan që rreth 90 për qind e prodhimeve eksportohen jashtë vendit dhe ky është një ndër synimet e tyre.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...