Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve për lagjet e kryeqytetit, ku sot ndaloi në lagjen Hajvali.
Ismaili tha se kjo lagje për shumë vite ka qenë simbol i harresës dhe braktisjes nga pushteti lokal.
Sipas tij, ka ardhur koha që Hajvalia, si një nga lagjet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryeqytetit, të marrë trajtimin dhe respektin që meriton. Ai shtoi se qytetarëve të kësaj lagjeje duhet t’u mundësohet një jetë e dinjitetshme.
“Në këtë tubim, Ismaili shpalosi platformën e tij me pesë zgjidhjet kryesore të problemeve të Prishtinës, si dhe projektet specifike për Hajvalinë. Plani për ndërtimin e Unazës së Hajvalisë u prit me shumë entuziazëm nga banorët, pasi që ky plan përfshin një rrugë rreth 30 metra të gjerë, shtegun për biçikleta, trotuar me hije dhe park përgjatë saj. Projekti parasheh zhbllokimin e trafikut të brendshëm të lagjes, hapësira publike përgjatë unazës, si dhe përfshirjen e komunitetit në dizajn dhe mirëmbajtje”, thuhet në njoftimin për media.
Përveç këtij projekti identifikues, plani i Ismailit për Hajvalinë përfshin edhe:
Formalizimin e pronave, zhbllokimin e kapitalit të qytetarëve dhe legalizimin;
Ndërtimin e një çerdheje të re publike;
Revitalizimin e qendrës së kulturës;
Terrene sportive dhe aktivitete kulturore;
Përmirësimin e kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore;
Ndriçim publik dhe sinjalizim rrugor.
“Pas 12 tetorit do të fillojë një kohë e re për Hajvalinë dhe për gjithë Prishtinën,” tha Ismaili./Arbresh.info
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën